Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij para mediave në Kragujevc ka folur rreth koreografisë skandaloze të shpalosur nga tifozët serbë në derbin Crvena Zvezda – Partizan mbrëmjen e të dielës.
Tifozët e Crvena Zvezdës në koreografinë e tyre shfaqën disa varreza duke e mbuluar me ngjyrat kaltër e verdhë që simbolizojnë flamurin e Ukrainës, shtet ky që po përballet me agresionin rus tash e disa ditë, njofton Telegraf.rs, përcjell Demokracia.com.
Presidenti serb tha se këto janë lajme të rreme, duke aloduar se koreografia e tifozëve nacionalist serbë nuk kishte të bënte me situatën aktuale në Ukrainë.
Veprim skandaloz nga tifozët serbë: Bëjnë koreografi me varreza dhe ngjyrat e Ukrainës
“Atë histerinë ndaj vendit tonë e shihni nga ndeshja e djeshme nga Marakana dhe me lajme të rreme nga mbrëmë, ku dikush ju tregon Pantelija dhe Mataronce, dhe ju tregojnë për Ukrainën dhe nuk e di se çfarë… Por ishte në trillimi juaj në aeroplanin që shkon pas Patrushevit, ishte në lajmet e rreme në mediat tona, se ne nuk mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, se të gjithë në rajon po marrin gënjeshtrën e tyre, edhe pse kryeministri e mohon”.
“Ata shumë kujdesen që Serbia do të vuajë për shkak të gënjeshtrave të tyre. Dhe situata është tmerrësisht e vështirë, nuk më kujtohet një periudhë si kjo, mendoj se Lausevic ka thënë që, “një vit kalon, e një ditë kurrë”, dita ime është sa një vit. Unë jam plakur në tri ditët e mëparshme si në 10 vitet e mëparshme”, tha Vuçiq./Demokracia.com/