Lajme
Vuçiq bisedoi dy orë me Quint-in, paralajmërohet tërheqja e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës
Demokracia
18:43 | 22 Mars 2022

Share:

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ambasadorët e Quint-it, transmeton Demokracia.com.

Jozyrtarisht pritet të vazhdojnë bisedimet e Vuçiqit me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, e më pas me serbët nga Kosova.

Takimi me përfaqësuesit diplomatikë të Quint-it pasoi pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe bisedimeve të Vuçiqit me serbët e Kosovës.

Këto takime “dramatike” të Vuçiqit kanë për qëllim gjetjen e një përgjigje për refuzimin e Kosovës dhe të Malit të Zi që të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 3 prill.

Ende nuk dihet se di do të veprojë Serbia pas këtij refuzimi, duke pasur parasysh se ka qenë dje pikërisht Vuçiq që ka kërcënuar Kosovën dhe Malin e Zi për “pasoja të mëdha”.

Njëra nder këto pasoja jozyratisht thuhet se është tërheqja e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë policinë dhe FSK-në. /Demokracia.comn/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024