Lajme
Vuçiq akuzon Kurtin: Po i shmanget formimit të Asociacionit
Demokracia
14:24 | 14 Shtator 2023

Share:

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka folur pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili takim u lehtësua nga BE-ja.

Para medieve, Vuçiq ka akuzuar Kurtin, i cili, sipas tij, po i shmanget formimit të Asociacionit.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj.” – tha Vuçiq, transmeton REL.

Të ngjashme