Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paraqitjen e tij të fundit është marrë me kritikët dhe kundërshtarët e tij.
Ai ka komentuar deklarimet e opozitarëve serbë të cilët po e cilësojnë atë si të “çmendur”.
Vuçiq ka shpjeguar pse është i “çmendur”, duke pyetur se “a doni të shpjegoj pse jam i çmendur” dhe tani duke shtuar se kjo ndodh sepse askush tjetër, përveç tij, nuk mund t’i përballonte të gjitha sulmet dhe presionet.
“Askush nuk do ta duronte këtë. Nuk ka njeri që sulmohet çdo ditë”, ka thënë ai, raporton N1.
“Le të analizojmë rezultatet. Ju jeni kaq i zgjuar dhe unë jam shumë i çmendur, sa kilometra hekurudhë keni ndërtuar? Për 12 vjet, zero kilometra, ata rindërtuan 28 kilometra të hekurudhës Batajnica-Golubinci.” – ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratave të kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, i cili e quajti atë “një të çmendur më të madh se Miosheviqi”.