Sport
Vuçiçi përmend ndeshjen Shqipëri–Serbi në tubimin e Nishit
Demokracia
15:55 | 18 Maj 2025

Share:

Presidenti i Serbisë me kërkesë për selektorin serb para ndeshjes me Shqipërinë.

Gjatë një tubimi të mbajtur të shtunën në qytetin e Nishit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përmendur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ’26.

Duke folur para të pranishmëve, ai iu drejtua selektorit të përfaqësueses serbe, Dragan Stojkoviç, i cili ishte në tubimin e Partisë Progresive Serbe. “Një duartrokitje të madhe për selektorin e Serbisë, legjendën e Nishit, që nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi që të jetë sonte me ne. Në qershor apo korrik luan ndaj Shqipërisë, t’i mposhtësh ata”.

Ndryshe, ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është një nga përballjet më të rëndësishme të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. Përtej garës për një vend në mesin e 48 skuadrave pjesëmarrëse, kjo ndeshje ka edhe karakter politik, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të ndërlikuara midis dy fqinjëve rajonalë.

Të ngjashme