Lajme
Vuçiç: Kam frikë se Asociacionin s’do ta shohim shpejt – i di mirë truket ballkanike
Demokracia
15:01 | 31 Tetor 2023

Share:

Përkundër se Kosova ka pranuar draftin evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ka “frikë” se krijimi i këtij mekanizmi s’do të ndodhë “shpejt”.

Këto komente, Vuçiç i bëri në një konferencë për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Beograd.

Kreu i Serbisë ka theksuar se Beogradi do t’i përmbushë detyrimet e tij që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet”, tha Vuçiç, duke shtuar se për shtetin që ai udhëheqë “është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë kundër Kushtetutës”.

Ne e dimë se çfarë ka pranuar Serbia, ne do të veprojmë me përgjegjësi në përmbushjen e obligimeve tona dhe presim që disa të tjerë t’i përmbushin obligimet e tyre që është dashur t’i përmbushin 11 vjet më parë”, pretendoi Vuçiç.

Tutje, presidenti serb akuzoi Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve, ndonëse vetë ka një numë të madh të tyre që si ka zbatuar.

“Nga 4 dokumentet më të rëndësishmet janë parimet. Një pjesë e mirë e këtyre parimeve është edhe në statut. Thashë se ky dokument është një bazë e mirë për diskutime”, shtoi.

“Nëse doni të jem plotësisht i sinqertë”, pohoi ai, “kam frikë se Asociacionin nuk e shohim së shpejti se i di mirë truket ballkanike”.

Të ngjashme