Lajme
Vuçiç bisedon me Tajanin: Më kërkoi të bëjmë gjithçka për sigurinë e rajonit
Demokracia
15:49 | 08 Korrik 2023

Share:

“E falënderova për interesimin dhe kuptimin që Italia, Kryeministrja Giorgia Meloni, dhe ai personalisht (Antonoi Tajani) kanë për pozicionin e Serbisë”.

Kështu njoftoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përmbajtjen e telefonatës së zhvilluar të shtunën me ministrin italian të jashtëm, Antonio Tajani, me të cilin biseduan për tensionet e kohëve të fundit në veri të Kosovës.

Para më se dy jave, Vuçiq në një konferencë për media do t’iu ‘mëshonte’ shteteve të QUINT-it, EULEX-it dhe KFOR-it, por do të veçonte vetëm Italinë për gjendjen në veri. Në një konferencë për media ai do të falënderonte në veçanti Romën për qëndrimet e tyre rreth ngjarjeve në veri.

“Kanë marrë një qëndrim më të balancuar se ç’e kanë pasur më parë” dhe se “ata po e kuptojnë gjendjen në terren”, do të thoshte Aleksandar Vuçiq, ndërsa shprehej se “për të tjerët (katër shtetet tjera të QUINT’IT) më mirë të mos flas fare”.

Ndërkaq në bisedën e sotme me kryediplomatin italian, Vuçiq u shpreh se pati “bisedë konstruktive” dhe se Italia i kërkoi që “Serbia të bëjë çdo gjë për të mirëmbajtur stabilitetitn në rajon”.

“U pajtuam për një bisedë të re telefonike për javën e ardhshme dhe e falënderova për miqësinë”, shkroi Vuçiq në rrjetin e tij në Twitter.

Të ngjashme