Lajme
Vuçeviqi në Athinë: Shkaku i vetos kundër Kosovës na duhen marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën
Demokracia
11:24 | 18 Qershor 2024

Share:

Zyrtarisht e ndërkombëtarisht njihet se “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”, por për kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq, kjo nuk është kështu. Duke folur nga një pozicion mosnjohës të Kosovës, Vuçeviq tha se “kur flasim për Ballkanin Perëndimor, flasim për pesë shtete dhe një provincë”.

Duke folur në Athinë në një konferncë ndërkombëtare, Vuçeviq iu kthye çështjeve të Serbisë me Kosovën, për çka tha se “nuk është qëllimi im të argumentojë”.

Ne kemi një qëndrim dhe na duhet të vazhdojmë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, për shkak të votës së tyre në Këshill të Sigurimit në lidhje me çështjen e Kosovës, mos e harroni këtë”, ka thënë Vuçeviq, siç e citoi “KoSSeV”.

Të ngjashme