Sport
Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë legjenda e Skënderbeut
Demokracia
13:27 | 07 Shkurt 2021

Share:

Ditë zie për futbollin shqiptar. Legjenda korçare e Skënderbeut, Milutin Kërçiç është ndarë jeta në moshën 63-vjeçare.

Kërçiç prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnate, i ka marrë jetën, duke e larguar nga kjo botë.

Milutini ka mbetur në zemrat dhe mendjen e të gjithë tifozëve korçarë, sidomos të atyre të viteve 70’-80’, ku ishte një prej më të dalluarve të brezit të artë të asaj kohe.

Me talentin që shfaqte në fushë, ai bëri që shumë sportdashës të dashuroheshin me lojën që bënte.

Në sezonin 2010-2011, Kërçiçi ishte edhe pjesë e stafit teknik të Skënderbeut, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro. /Deokracia.com

Të ngjashme