Sport
Vuante nga kanceri në mushkëri, vdes futbollisti 34-vjeçar
Demokracia
16:16 | 19 Shtator 2022

Share:

Ka vdekur në moshën 34-vjeçare futbollisti zviceran, Nicolas Schindelholz.

Lajmin për vdekjen e futbollistit e kanë bërë të ditur mediat zvicerane si dhe ish-klubet e tij, transmeton Demokracia.com.

Schindelholz vuante nga kanceri në mushkëri që nga viti 2020 dhe rreth një vit më vonë ai pensionua nga futbolli.

I lindur më 12 shkurt 1988 në Zvicër, ai e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Baselit, ku u aktivizua me moshat U-18 dhe U-21.

Më pas veshi edhe fanellat e Thun, Luzern dhe së fundmi Arau në Superligën e Zvicrës./Demokracia.com/

Të ngjashme