Lifestyle
Vuani nga tensioni i lartë? Provoni këto metoda natyrale
Demokracia
12:41 | 22 Janar 2023

Share:

Tensioni i lartë i gjakut është një problem që prek një pjesë të madhe të njerëzve. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të kthehet në një problem mjaft shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por mund të përdorni edhe disa produkte që i gjeni në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Lëngu i limonit

Ju duhet ujë dhe një limon. Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhra

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Uthull molle dhe sodë buke

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira. /abcnews.al

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024