Lajme
Vrojtuesit e lagjes: Ish-presidentja Jahjaga ka uzurpuar parkingun
Demokracia
22:12 | 29 Prill 2022

Share:

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar një fotografi, e cila siç duket është bërë para banesës së ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Përmes fotografisë së publikuar në Facebook, “Vrojtuesit e lagjes”, thonë se ish-presidentja ka uzurpuar parkingun, përcjell Demokracia.com.

Fotoja, thuhet se është bërë në rrugën Fadil Ferati, Bregu i Diellit.

Shkrimi i plotë i faqes “Vrojtuesit e lagjes”:

Uzurpimi i parkingut nga ish presidentja, Atifete Jahjaga.

Nuk e di nese ka ndonje ligj qe i mundson ish Presidentes me uzurpu prone publike, mirepo kshtu eshte tash e shume vite. Nga nje Vrojtues

Rruga Fadil Ferati, bregu i diellit.

Prishtine

Të ngjashme