Lajme
Vritet vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Bosnjës në Beograd- autoritetet thonë se u rrah nga huliganët
Demokracia
11:23 | 27 Maj 2024

Share:

Vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministrit të Zhvillimit dhe Ndërmarrësisë, Vojin Mijatoviq, është vrarë dje në Beograd.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Gj. M. vdiq pasi u rrah nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac, përcjell Insajderi.

Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar sot se i ka dhënë urdhër policisë për identifikimin e pjesëmarrësve në ngjarje dhe mbledhjen e të gjitha të dhënave dhe informacioneve të nevojshme.

Të ngjashme