Presidenti i Haitit Jovenel Moïse, është vrarë në një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.
Z. Joseph tha se shtëpia e presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në ora 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT), raporton BBC, përcjell Demokracia.com.
Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur nga sulmi.
Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti i viti 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti. /Demokracia.com/