Lajme
Vritet një zyrtar i administratës ruse nga shpërthimi në veturë në Khersonin e pushtuar
Demokracia
12:21 | 24 Qershor 2022

Share:

Një zyrtar i administratës së vendosur nga Rusia në rajonin e pushtuar të Khersonit në Ukrainë u vra në atë që duket si atentat, ka thënë për Reuters nënkryetari i administratës.

Dmitry Savluchenko, kreu i departamentit të familjeve, rinisë dhe sporteve të administratës ushtarako-civile Kherson, u vra nga shpërthimi i bombës në një veturë.

Agjencia ruse e lajmeve Tass tha se kishte dy makina të djegura në një oborr të Khersonit – kryeqyteti rajonal ku ndodhi shpërthimi – dhe se xhamat e një shtëpie katërkatëshe ishin thyer, transmeton Expres.

RIA Novosti raporton se makina u hodh në erë kur Savluchenko hyri në të.

Kherson ndodhet në veriperëndim të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia dhe u pushtua gjatë javës së parë të pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt.

Vdekja e raportuar e Savluchenkos është përshëndetur nga disa në mediat sociale, të cilët e përshkruan atë si “tradhtar lokal”. Ai pretendohet se ka drejtuar grupe rinore pro-ruse në rajon, përpara se të emërohej në administratën e re. Në rrjetet sociale ka disa pamje të paverifikuara të skenës së shpërthimit.

Të ngjashme