Lajme
Vritet një tjetër komandant i lartë i ushtrisë ruse, numri shkon në 13
Demokracia
23:35 | 19 Mars 2022

Share:

Vritet një komandant tjetër, zëvendëskomandanti i Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, kapiteni i rangut të parë Andrij Palij, transmeton Demokracia.com.

Këtë e ka publikuar në blogun e tij i njohuri i tij, presidenti i grupit konsulent “Assistance”, Konstantin Carenko.

Një kapiten spiun rus u vra gjatë një operacioni “tepër sekret” në Ukrainë në fillim të kësaj jave. Kapiteni i inteligjencës ushtarake GRU, kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeçar nga Tyumen, vdiq në masakrën në Mariupol por detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

Deri më tash janë vrarë 13 komandantë të lartë të ushtrisë ruse. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme