Lajme
Vritet një person në Prishtinë
Demokracia
14:10 | 25 Shtator 2022

Share:

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Prishtinë.

Në lagjen Kolovica të Prishtinës një persona ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj po ashtu ka bërë të ditur se tashmë një person është arrestuar.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ulaj.

Tutje ajo shtoi se Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës janë duke i bërë të gjitha hetimet me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të këtij rasti. /Demokracia.com/

Të ngjashme