Lajme
Vret një 33-vjeçaren shqiptare në Belgjikë, autori thotë se “ia kërkoi djalli”
Demokracia
18:04 | 16 Mars 2021

Share:

Është vrarë një shqiptare në Belgjikë dhe sipas raportimeve të mediave belge thuhet se autori i vrasjes është i sëmurë psikik.

Sipas raportimeve të mediave belge thuhet se vrasja u krye në hotelin ku punonte 33-vjeçarja me kombësi shqiptare, Xhuljeta Lala, përcjell Demokracia.com.

Mediat belge shkruajnë se autori i arratisur nga spitali psikiatrik ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka kryer vrasjen sepse ia kishte kërkuar djalli.

Sipas mediave, bëhet me ditur se autori ishte një francez i arratisur nga spitali psikiatrik në Marsejë, ndërkohë që i çorientuar dhe lakuriq kishte ecur në korridorin e hotelit ku punonte dhe 33-vjeçarja dhe duke rrëmbyer një fikëse zjarri e kishte goditur atë.

Kur policët e kanë arrestuan, autori ishte ende pranë viktimës, lakuriq dhe me duart e kryqëzuara dhe u tha policëve ““Unë e vrava atë. Mund të më arrestosh”./Opinion.al/

Të ngjashme