Lajme
Vritet një 30-vjeçar shqiptar në Londër
Demokracia
12:32 | 16 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thika dy ditë më parë në Londër. 

Abcnews.al mëson se Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç sie dhe një vajzë 24-vjeçare.


Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

Mësohet se Kuka kishte shkuar para një viti në Angli.

Të ngjashme