Lajme
Vritet në Ukrainë kameramani i televizionit amerikan Fox News
Demokracia
16:30 | 15 Mars 2022

Share:

Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, u vra në Ukrainë pasi sulmet ruse goditën automjetin ku po lëvizte jashtë Kievit.

Ai po punonte bashkë me korrespodentin Benjamin Hall, i cili dje mbeti i plagosur nga ky sulm.

Lëndimi i Hallit dhe vrasja e Zakrzewskit vijnë një ditë pas vrasjes së Brent Renaud në Irpin.

Një tjetër gazetar, Juan Arredondo është plagosur të dielën në Ukrainë.

Të ngjashme