Lajme
Vritet me armë zjarri një 44-vjeçar në Shkodër
Demokracia
23:43 | 27 Shtator 2022

Share:

Një person ka është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në zonën e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ndërkohë viktima është 44-vjeçari Pjetër Kola.

Raportohet se Kola u dërgua me shenja jete në spital, por ndërroi jetë pak minuta më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks dhe po punon për gjetjen e autorëve, ndërkaq që është ende e paqartë dinamika e ngjarjes.

Të ngjashme