Lajme
Vritet kontabilisti dhe plagoset pronari i një firme në Shqipëri, RENEA “rrethon” Kurbinin
Demokracia
09:09 | 10 Shkurt 2024

Share:

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri sot në orën 07:00 në ambientet e një firme në fshatin Gurez të Kurbinit, në rrethana ende të paqarta. 

Personi me inicialet S.M rreth 70 vjeç, ekonomist i firmës ka mbetur i vdekur, ndërsa pronari A.GJ rreth 51 vjeç është plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale ‘Renea’.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Të ngjashme