Lajme
Vritet gjenerali i lartë rus gjatë luftimeve në Ukrainë
Demokracia
09:46 | 13 Qershor 2023

Share:

Një gjeneral i lartë i forcave ruse është vrarë në jug të Ukrainës pas disa sulmeve me raketa.

Për vrasjen e Sergei Goryachev kanë njoftuar blogerë ushtarakë rusë, raporton The Telegraph.

Ai ka qenë shef i stafit në forcën e 35-të të kominuar, derisa vrasja e tij theksohet se ka ndodhur më 12 qershor gjatë luftimeve të ashpra në “Vremivka Ledge”, rajon në jug të Donetsk, aty ku Ukraina ka rimarrë katër fshatra gjatë kundërofensivës së saj.

Goryachev, është së paku gjenerali i pestë i lartë rusë që ka vdekur në Ukrainë.

Të ngjashme