Lajme
Vritet balerina ukrainase, Daria Kurdel
Demokracia
13:51 | 11 Korrik 2022

Share:

Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka njoftuar vdekjen e një balerine të re.

Daria Kurdel, 20-vjeçare, raportohet se u vra nga një raketë në Kryvyi Rih teksa po stërvitej jashtë me të atin.

Mediat lokale raportojnë se ajo vdiq nga një plagë me predha, shkruan Sky News transmeton Telegrafi.

Disa raketa ruse së fundmi po ashtu shkatërruan një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar.

15 persona mbetën të vrarë nga ky sulm, teksa Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit të Donetsk thotë se të paktën 20 persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Sulmi raketor ishte i fundit në zinxhirin e sulmeve me viktima të shumta ndaj ndërtesave civile.

Të ngjashme