Lajme
Vriten 200 parashutistë rusë pas një sulmi me raketa nga Ukraina
Demokracia
15:49 | 26 Gusht 2022

Share:

Ukraina ka vrarë 200 parashutistë rusë në një sulm me raketa në bazën e tyre në rajonin e okupuar të Luhanskut, ka pretenduar një udhëheqës lokal, shkruan Daily Mail.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, pretendoi se ushtarët rusë u vranë në sulm ukrainas në selinë e tyre në qytetin Kadiivka të Ukrainës lindore mbrëmë.

Fotografitë e shpërndara nga Gaidai duket të shfaqin mbetjet e shkatërruara të një hoteli që përdorej si bazë nga ushtarët rusë në Kadiivka.“Forcat e armatosura të Ukrainës goditën caqet në Kadiivan e okupuar dhe rreth 200 parashutistë rusë u vranë”, shkroi ai në Twitter, përcjell Periskopi.

Forcat ruse kontrollojnë territorin përgjatë gjirit ukrainas të Detit të Zi dhe Detit Azov, teksa konflikti është kthyer në një luftë të shkatërrimit në rajonin e Donbasit, i cili përbëhet nga provincat e Donetskut dhe Luhanskut.

Të ngjashme