Lajme
Vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në Tiranë, Gjykata merr vendim për Dan Hutran
Demokracia
13:06 | 04 Mars 2023

Share:

Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Tiranë, Dan Hutra u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Para togave të zeza, Hutra i pranoi akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Dan Hutra tronditi kryeqytetin e Shqipërisë të mërkurën (1 mars), pasi vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera.

Dan Hutra i kreu krimet makabre në një plan të mirëmenduar. Fillimisht, në rrugën “Teodor Keko”, ai plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjeçe, banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje, ai u largua në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, ku plagosi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, ndërsa vrau me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses, shkruan RTSH

Hutra ka një të shkuar kriminale, teksa ishte liruar nga burgu vetëm më 16 shkurt të këtij viti, pasi ishtë dënuar për “dhunë në familje”, akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa.

Të ngjashme