Mbi 400 civilë janë gjetur të pajetë të hedhur në rrugë me këmbë e duar të lidhura, n qytetin e Bucha jashtë kryeqytetit ukrainas të Kievit.
La Repubblica shkruan se nënkoloneli i 41-vjeçar Omurbekov Azatbek Asanbekovich, komandant i njësisë ruse, është nj nga emrat që fshihet pas masakrës.
Qeveria ukrainase, e cila i konsideron ngjarjet e Bucha një krim lufte që do të sillet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe akuzon Rusinë për gjenocid, nuk konfirmon informacionin në lidhje me komandantin Asanbekovich.
Nuk dihet nëse një zonë kaq e ndjeshme për planin e Putinit i është besuar një nënkoloneli dhe jo një gjenerali, ose që Asanbekovich ka vepruar në mënyrë të pavarur pa iu përgjigjur eprorëve të tij.