Lajme
Vrasje në Podujevë, Policia jep detaje
Demokracia
08:46 | 27 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është vrarë të dielën në fshatin Dumincë të Podujevës.

Në raportin e Policisë thuhet se një burrë është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij rreth orës 18:08.

VRASJE/Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar. Ndërsa rasti është nënë hetim./Demokracia.com/

Të ngjashme