Hokeisti rus, Roman Didur u vra në Moskë natën mes së shtunës dhe të dielës duke u goditur me thikë në zemër.
Gjegjësisht, gjatë kësaj ngjarje, në afërsi të kafenesë “Baklažan” ka ndodhur një vrasje pas një konflikti të ndodhur brenda vetë klubit.
Policia thotë se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndodhet pas hekurave.
Didur luante për ekipet “Penguins” dhe “Constellations”, ndërsa për vrasjen u ndalua nga policia 37-vjeçari Armen K..
Sipas pretendimeve, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas vrasjes dhe është përleshur me Romanin në një kafene, pas së cilës kanë vendosur që konfliktin ta nxjerrin në rrugë.
“Plaga ishte fatale dhe ai ndërroi jetë para se të vinte doktori”, pohojnë mediat në Moskë./Demokracia.com/