Lajme
Vrasje e rëndë në tentativë në Prizren| Babai gjuan me armë në drejtim të djalit dhe vajzës së tij
Demokracia
12:43 | 15 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, djalit dhe vajzës së tij.

Raporti 24-orësh i Policisë thuhet  se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, mëngjesin e së premtes.

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Prizren 14.04.2023 – 07:10. I dyshuari mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, djalit dhe vajzës së tij. Më pas në stacion policor janë paraqitur edhe viktimat të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka shtënë dy herë në drejtim të tyre, por nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, bëhet e ditur se arma i është sekuestruar të dyshuarit dhe i njëjti, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme