Lajme
Vrasja në Top Channel | Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt rastin
Demokracia
09:34 | 27 Mars 2023

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në televizionin Top Channel pak orë pas mesnate.

Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë dhe me përgjegjësinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

Po ashtu, presidenti shqiptar i ka shprehur ngushëllimet familjes së rojës së sigurimit, i cili mbeti viktimë shkak i gjuajtjeve me armë zjarri.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka shkruar Begaj.

 

Të ngjashme