Prokuroria Themelore në Pejë, sot pritet të bëj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Sot pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë shkurt Nikçi.
Ndërkaq, në ngjarjen tragjike që ndodhi pasditen e së premtes në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën e tij.
Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.