Lajme
Vrasja në Pejë: I plagosuri dyshohet se ka kryer vrasje, pritet të dalë para gjykatës
Demokracia
19:56 | 09 Shtator 2021

Share:

Personi i plagosur i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Pejë do të dalë para gjykatës këto ditë.

Kështu ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodrani Nikçi.

“I plagosuri është ndaluar, ndërsa prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë, nesër eventualisht pasnesër do të del para gjykatësit. Po bëhen hetime intensive, janë sekuestruar dy armë, po ashtu gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

Nikçi tha se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin, ndërsa personi i cili po mbahet në paraburgim është i dyshuar për vrasje.

Kujtojmë se mbrëmë kanë mbetur të vrarë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, në afërsi shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë./Demokracia.com/

Të ngjashme