Lajme
Vrasja e Triumf Rizës| Arrestohet bashkëpunëtori i Enver Sekiraqës, Ilir Abdullahu, kërkohej që 16 vjet
Demokracia
18:24 | 16 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar sot, Ilir Abdullahun, bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës, nën dyshime për përfshirje në vrasjen e policit, Triumf Riza.

Demokracia.com mëson se Abdullahu, i cili ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës që 16 vjet, u arrestua sot në Prishtinë.

Ilir Abdullah ka qenë i kërkuar nga Interpoli nën akuzën se ka organizuar vrasjen e policit, Triumf Riza, bashkë me Enver Sekiraqën.

Ai akuzohet sesi grup i organizuar nga Enver Sekiraqa së bashku me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim Abdullahun, kanë vrarë Triumf Rizën.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg.

Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur vrasjen e Triumf Rizës. Për këtë akuzë Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim mirëpo rasti ishte kthyer në rigjykim.

Incidenti ndodhi në “Swiss Casino”, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani./Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme