Lajme
Vrasja e tre personave në Fushë Krujë, në drejtim të veturës u shkrepen 50 plumba – identifikohet njëri prej viktimave
Demokracia
15:52 | 17 Korrik 2022

Share:

Tre persona raportohet se kanë mbetur të vdekur nga një atentat që ndodhi sot në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Siç raportojnë mediat lokale ndaj veturës ku ishin tre viktimat janë shkrepur 50 plumba.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Diklen Vata, i cili thuhet se ka qenë i arrestuar në vitin 2017 për drogë.

Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është zbuluar ende.

Viktimat të moshës 30-35 vjeç thuhet se ishin dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.

LEXO EDHE: 

Atentat në Fushë Krujë, raportohet për tre të vdekur

Të ngjashme