Lajme
Vrasja e tre pengjeve/ Tel Aviv “vlon” nga protestat, thirrje kundër Benjamin Netanyahu
Demokracia
11:35 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Qindra protestues u mblodhën në Tel Aviv të premten vonë, pas lajmit se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kishin vrarë “gabimisht” tre burra që po mbaheshin peng në Gaza. Protestuesit mbanin pankarta dhe qirinj ndërsa marshuan drejt një baze ushtarake në Tel Aviv dhe i bënë thirrje qeverisë izraelite të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor.

Yotam Haim, Samer Talalka dhe Alon Shamriz u qëlluan nga trupat pasi u identifikuan si “kërcënim”, gjatë ofensivës së vazhdueshme tokësore në Gazën veriore. Forcate Mbrojtjes së Izraelit ka shprehur “pendim të thellë” lidhur me vrasjet dhe ka thënë se do të nisë një hetim, raporton BBC.

Të ngjashme