Lajme
“Vrasja e tij nuk paraqet ndonjë shans të madh për Kosovën”, koha kur Kurti kritikonte keq Gjingjiqin
Demokracia
09:54 | 13 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje u bë lajm kryesor nëpër media pas një shkrimi ku e përkujtoi vrasjen e politikanit dhe ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

Aty Kurti e cilësonte Gjingjiqin si një nga politikanët e rrallë që nuk bashkëpunoi me Sllobodan Millosheviqin.

Megjithatë, disa vite më përpara duket se Kurti nuk ka pasur fort fjalë të mira për Gjingjiqin, raporton gazeta Nacionale.

Në një shkrim të vitit 2003 për gazetën Koha Ditore, Kurti thoshte se Gjingjiq i ka përkrahur liderët serbë në Bosnje në kohën kur po kryheshin krime të mëdha.

“Eshtë evidente se Gjingjiqi në vitet 90 përkundër krimeve mizore të kryera në emër të “çështjes së shenjtë serbe” në Bosnje, i kishte përkrahur udhëheqësit serbë atje, mirëpo ai vetë nuk ishte person që donte të drejtonte luftërat dhe menaxhonte konfliktet në të ardhmen”, thuhet në këtë shkrim.

“Diskursi i tij politik nënkuptonte që jo të pranohej në Evropë, por që të kthehej si Evropë në rajon për të dominuar. Pra, që shfrytëzimin e luftës që s’janë të tjera, ta zëvendësonte me përdorimin e trendëve evropiane duke shmangur konfliktet me to”, thuhej më tutje në këtë shkrim të publikuar në gazetën Koha Ditore.

Madje, Kurti aso kohe deklaronte se vrasje e Gjingjiqit nuk paraqet ndonjë shans “kushedi” se çfarë më të madh për Kosovën.

“Se Zoran Gjingjiqi nuk do të futej edhe në një luftë kjo nuk e lehtësonte fatin e Kosovës dhe nuk e bënte atç- siç do të thoshin politikanët kosovarë më pak të rrezikshëm. Mirepo, as fakti se Zoran Gjingjiqi u vra nuk paraqet ndonjë shans kushedi se çfarë më të madhe për Kosoven. Kornizat legale ku ndodhen pushtetarët e saj pa pushtet dhe sidomos ato ku ndodhet Kosova, nuk do të ndërrojnë”, shkruante Kurti.

“Edhe politikanët kosovarë do të jenë të njëjtit e gjithashtu po ato do të mbesin edhe vizionet e strategjitë e tyre. Vrasja e Gjingjiqit i shpëtoi politikanët kosovarë nga bisedimet prej te cilave ata s’kishin se si te mos dilnin humbës”, thoshte më tutje Kurti.

Ish kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiq, kishte jetuar edhe 3 vite pas perfundimit te luftes ne Kosove. Megjithkete, ai kurre nuk kerkoi falje per krimet e kryera ne Kosove. Përkundrazi, Gjingjiq ishte mik i ngushte me njerin nga kriminelet e luftes qe kishte kryer masakra ne Bosnje Hercegovine dhe Kosove, Zeljko Raznatovic-Arkanin.

Krimet qe rendonin mbi Arkanin nuk e renduan ndergjegjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Ai kishte vazhduar miqesine me te.

E pikërisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar me fjalë dhembshurie këtë ish-kryeministër serb, duke e portretizuar atë si një kryeministër demokratik e pro-evropian, duke lenë anash anën e errët të, tij dhe duke harruar miqësinë me kriminelin e masakrave në Kosovë, Arkanin.

Të ngjashme