Lajme
Vrasja e shqiptarit në Koridhalos, përmbyset skena, miku i tij “killer” merr përsipër krimin
Demokracia
22:14 | 26 Qershor 2024

Share:

Është përmbysur plotësisht skenari i ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, ku u vra me thikë 35-vjeçari Alfons Doci.

Fillimisht u raportua se autori i ngjarjes ishte Altin Vokri, i cili kishte mbetur i plagosur dhe vetë pas sherrit, por hetuesit helene pas inspektimit të pamjeve filmike nga kamerat e burgut kanë identifikuar Xhuliano Halilin si autor i krimit.

Pasi është ballafaquar me pamjet, Halili ka pranuar vrasjen dhe ka rrëfyer se e ka therur shokun e tij me një thikë kuzhine, pasi më parë ishin grindur për temperaturën në dhomë.

42-vjecari që ka kryer vrasjen është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, 35 vjeç dhe 23 muajsh në Kallamata.

Përleshja mes Halilit dhe Docit e Vokrit ka ndodhur në repartin e 4-të Koridhalos, ku mbahen të dënuar për vrasje dhe krime të rënda. Sherri ka nisur kur punonjësit e burgut kanë kërkuar që të burgosurit të kthehen në qeli. Për shkak të temperaturave të larta, disa kanë pranuar e disa kanë refuzuar dhe mes tyre ka nisur një konflikt që përfundoi me gjakderdhje.

Të ngjashme