Lajme
Vrasja e rëndë në Podujevë muajin e kaluar, policia kërkon ndihmë për kapjen e autorit
Demokracia
10:40 | 10 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës e ka identifikuar 17-vjecarin e dyshuar për vrasjen e kryer me 11 shtator të këtij viti në Podujevë.

Sipas policisë i dyshuari është Lordi Sylaj nga fshati Gllamnik por me nënshtetësi holandeze.

Nga policia kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur atë.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Me 11 shtator 2023, një person rreth 30-vjeç ka mbetur i vdekur ndërsa një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Podujevë.

Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Gjykata Themelore në Prishtinë javë më parë mori vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.S, i dyshuar për vrasjen që ndodhi të hënën në Podujevë.

Të ngjashme