Lajme
Vrasja e Liridonës| Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës
Demokracia
23:29 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Nesër në ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë  ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Të tretë janë të dyshuar për implikimin në vrasjen e Liridona Murseli-Ademi, shkruan Demokracia.com

Siç raportohet deri më tani, Granit Plava ka pranuar se e ka vrarë të ndjerën pasi bashkëshorti i saj, Naim Murseli e kishte porositur vrasjen e saj për 30 mijë euro.

Po ashtu raportohet se Murseli ka pranuar se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes.

Familja e të ndjerës kanë hedhur dyshime se Naim Murseli e ka porositur vrasjen e Liridonës për të ia marrë paratë e sigurimit jetësor në Suedi./Demokracia.com/

Të ngjashme