Lajme
Vrasja e liderit të Hamasit rrezikon bisedimet për lirimin e pengjeveVrasja e liderit të Hamasit, Saleh al-Aouri, në Bejrut, ka ndërprerë bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për lirimin e pengjeve, kanë thënë dy zyrtarë të lartë të administratës palestineze. Megjithatë, një nga zyrtarët vuri në dukje se grupi militant aktualisht nuk ka në plan të lirojë pengjet e mbetura, pasi sipas tyre nëse ajo ndodh, Izraeli do të rifillojë bombardimet.
Demokracia
17:46 | 07 Janar 2024

Share:

Vrasja e liderit të Hamasit, Saleh al-Aouri, në Bejrut, ka ndërprerë bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për lirimin e pengjeve, kanë thënë dy zyrtarë të lartë të administratës palestineze.

Megjithatë, një nga zyrtarët vuri në dukje se grupi militant aktualisht nuk ka në plan të lirojë pengjet e mbetura, pasi sipas tyre nëse ajo ndodh, Izraeli do të rifillojë bombardimet.

Edhe pse pati përpkjekje të shumta nga zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e Katarit për një kornizë të re marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushime të përkohshme, konflikti ende po vazhdon me një intensitet mjaft të lartë.

Sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka mbërritur sot në Doha, theksoi se qëllimi kryesor i vizitës së tij janë bisedimet me zyrtarët e Katarit dhe vendet përreth në përpjekje për të sjellë pengjet e SHBA-së dhe të tjerë në shtëpi.

Ai tha gjithashtu se do të shqyrtojë se çfarë mund të bëhet për të maksimizuar mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të rritur shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Të ngjashme