Lajme
Vrasja e ish-Kryeministrit japonez, Rama: Tronditen themelet e demokracisë, politikanët shihen si armiq
Demokracia
12:42 | 08 Korrik 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar vrasjen e ish-Kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe dhe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta në mënyrë tragjike.

Rama shkruan se vrasja e tij ka tronditur themelet e demokracisë.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë”.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025