Lajme
Vrasja e gruas shtatzënë, Musliu-Shoshi: Dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim
Demokracia
21:58 | 30 Nëntor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Musliu-Shoshi, thotë se dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim për dorasin e kryerjes së kësaj vrasje.

Sipas, saj edhe pse nuk po gjejm përkrahje në BE, me eskalimin e dhunës tanimë në baza javore, situata aktuale është alarmante, andaj kërkon veprim konkret dhe efikas.

“Dhuna ndaj gruas e vrasja e tyre, në shoqërinë tonë është bërë rutinë. Para disa ditësh u coptua një grua me sëpatë e sot u vra një grua shtatzënë në QKUK! Ne reagojmë me statuse, e dhunuesit e vrasësit lirohen me procedurë të shpejtë! Deri kur kështu?”, shprehet ajo.

“Si grua e nënë që posa kam kaluar në procesin e shtatëzanisë e lindjes, e kujtoj shumë qartë dhimbjen që ndjen në çdo asht e qelizë të trupit, netët pa gjumë, çrregullimet emocionale, dashurinë e frikën nga ajo se çka do të ndodhë me ty e foshnjën… dhe prap vazhdon të zgjohesh në mengjes, punon e trajtohesh thua se asgjë nuk po ndodhë.
E pabesueshme e e paimagjinueshme se si një monstrum mundet të kryej krim mbi një trup e dy jetë! Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit dënim maksimal për këtë krijesë, që vetëm njeri nuk mund të jetë”, shkruan Musliu-Shoshi.

Të ngjashme