Lajme
Vrasja e gruas nga bashkëshorti – deklarohet Kryeprokurori
Demokracia
11:14 | 16 Prill 2024

Share:

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Ai konfirmoi se viktima është vrarë më armë zjarri dhe që i dyshuari është arrestuar.

“Unë isha në vend të ngjarjes aty është edhe prokurori kujdestar dhe zëvendësi edhe vetëm e kemi informatën se burri e ka vra gruan. Burri është arrestuar dhe revolja me të cilën është kryer vepra penale është sekuestruar. Për informata tjera do t’ju mbajë të informuar me kohë”, konfirmoi kryeprokurori.

Të ngjashme