Lajme
“Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit vendosin mbishkrim në dyert e objektit të Policisë
Demokracia
16:53 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Është duke vazhduar protesta kundër vrasjes së grave.

Ajo nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te objekti i Policisë së Kosovës.

Protestuesit kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të këtij objekti ku shkruan “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Kjo protestë u organizua pas vrasjes së mbrëmshme, ku një 35-vjeçare shtatzënë u vra nga ish burri i saj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Të ngjashme