Lajme
Vrasja e gazetarit amerikan në Ukrainë| Ndalohet hyrja e medieve në Irpin
Demokracia
18:58 | 13 Mars 2022

Share:

Gazetarët nuk do të lejohen të hyjnë në qytetin Irpin, pasi Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje këtë qytetet nga forcat ruse. Bashkë me të janë plagosur edhe dy gazetarë të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn, raporton BBC, transmeton Demokraica.com.

“Duke nisur nga sot ne po ndalojmë hyrjen e medieve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e tyre”, ka thënë Markushyn.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët dhe gazetarët të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak apo pajisjet e tyre pasi mund të tregojnë në njëfarë mënyre edhe vendndodhjen e tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme