Lajme
Vrasja e dyfishtë në Pejë, ndalohet për 48 orë i plagosuri
Demokracia
16:19 | 09 Shtator 2021

Share:

Është ndaluar për 48 orë personi i cili ishte i përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur ditën e mërkurë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Prokurorisë së Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Brenda 24 orëve nga Prokurori i rastit do të kërkohet masë paraburgimi për të. Dhe lidhur me rastin prokurorja është duke ndërmarrë të gjtha masat e nevojshme”, tha Nikçi.

Ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Demokracia.com/

Të ngjashme