Lajme
Vrasja e 63-vjeçares, Krasniqi apelon për veprime institucionale ndaj dhunës në familje
Demokracia
13:34 | 25 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur “tragjik” lajmin për vrasjen e gruas 63-vjeçare nga bashkëshorti i saj, 70-vjeçar, që u bë publik sot.

“Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Kreu i PDK’së, bëri thirrje që të ndërmerren veprime institucionale për ta parandaluar fenomenin e dhunës në familje.

“Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!”.

Postimi i tij:

Të ngjashme