Lajme
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj: BIK-u urdhëron imamët të ligjërojnë kundër dhunës ndaj gruas
Demokracia
22:01 | 26 Gusht 2021
Ilustrim

Share:

Pas vrasjes së vajzës 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës ka urdhëruar imamët që të ligjerojnë për luftimin e dhunës ndaj gruas.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, në të cilin thuhet se kjo është bërë me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, përcjell Demokracia.com

Njoftimi i plotë:

Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës” /Demokracia.com/

Të ngjashme