Lajme
Vrasja e 15 vjeçarit, policia po heton rastin
Demokracia
11:18 | 19 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje rreth orës 10:00, në Prizren është arrestuar një i mitur, pas një zënke që kishe pasur me një tjetër të mitur, derisa ky i fundit është dërguar në emergjencë pa shenja jete.

Prizren 18.01.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që pas një zënke afër shkollës e kishte therrë me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur i cili ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren por sipas mjekëve viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë. Rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në raport.

Policia në fund njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje, për 24 orë dhe rasti po vazhdon të hetohet./Demokracia.com

 

Të ngjashme